FOTO/ Horror në ‘parajsë’, turistja rrëzohet nga shkëmbi teksa ia mbathte nga përdhunuesi, por ai e arrin…
Një turiste e re ka rrëfyer se si u lëndua pasi ra nga një shkëmb 45 metra i lartë teksa ia mbathte nga një person që kërkonte ta përdhunonte.
Ngjarja u regjistrua në Krabi, një resort turistik në Tajlandë.
23-vjeçarja amerikane Hannah Gavios, u sulmua seksualisht të enjten nga një vendas, që i kishte ofruar ndihmë për ta kthyer në hotel, pasi ajo kishte humbur rrugën.
Tajlandezi e çoi amerikanen në një zonë të izoluar dhe e vuri poshtë, teksa tentoi t’i griste rrobat. Hannah e terrorizuar i kafshoi veshin dhe arriti të largohej. Por në errësirë, ajo ra nga shkëmbi.
Hannah mbeti në tokë, pa mundur të lëvizte, duke menduar se po vdiste.
Agresori i saj, Apai Ruengvorn, 28 vjeç, e ndoqi nga pasi dhe e ngacmonte seksualisht, teksa ajo qëndronte e shtrirë në tokë. Vajza u gjet mëngjesin tjetër dhe u dërgua në spital në Bangkok.
Duke kujtuar incidentin tmerrshme, Hannah tha: “Ai u vendos mbi mua. Hoqi pantallonat dhe nisi të masturbohej mbi mua”.
“Ai nuk më përdhunoi, por bëri gjithçka tjetër, Unë vërtetë mendova se do vdisja, sinqerisht nuk dija çfarë të bëja”.
Policia e ka arrestuar agresorin, i cili ka pranuar krimin dhe rrezikon një dënim deri në 10 vite burg. /Syri.net/