FOTO/ Ish-lojtari i Liverpoolit në gjendje kritike për jetën

101

 

Moebel THEMA

hj

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Rigobert Song është në gjendej kritike për jetën ndërsa qeveria e Kamerunit ka paguar plot 78 mijë sterlina për kurimin e tij jashtë vendit.

Lojtari i njohur i Reds dhe West Ham ndodhet në koma pasi ditën e diel ka pësuar një goditje shëndetësore të befasishme, shkruan “The Sun”, raporton Syri.net.

Ende nuk është e qartë nëse është një sulm në zemër por mediat ndërkombëtare kanë raportuar se 40-vjeçari është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan “espnfc”.

Rigobert Song është transportuar me një avion privat drejt Francës për të marrë një trajtim më të specializuar.

Song për një kohë të gjatë ka qenë kapiteni i Kamerunit me të cilën zhvilloi 137 ndeshje në karrierën 16-vjeçare me përfaqësuesen e tij./ Syri.net

Comments