FOTO/ Itali, arrestohet rumunia dhe shqiptari, që nga burgu kontrollonte prostitucionin e të miturave
Mediat italiane kanë njoftuar arrestimin e dy trafikantëve të prostitutave, kryesisht minorene nga Lindja dhe njeri prej tyre është shqiptari Besnik Metushi, 28 vjeç. Të dy ata konsiderohen përgjegjës për “xhiron”, citon Syri.net.
Besnik Metushi, 28 vjeç, që mbahet në burg, është një nga autorët, që sëbashku me Lorenc e Florind Marinin ( të ekstraduar së fundmi në Itali), vranë një polic gjatë një grabitjeje në janar të 2013-ës.
Gruaja është Corina Elena Vasilas, 35- vjeçe, me origjinë nga Rumania, banuese në Torino.
Gjatë hetimeve që nisën për vdekjen e policit Hugh Canozzi, janë parë të ardhurat e konsiderueshme të krijuara nga dy vëllezërit dhe gruaja rumune. Ishte gruaja që rekrutonte të rejat nga Europa Lindore dhe Metushi që i kontrollonte./Syri.net