FOTO/ Ja kush ishte fëmija që ra nga kati i 9-i pallatit në Laprakë 

679

 

Screenshot_11

Fëmija 13-vjeçar nga Egjipti që humbi jetën mbrëmë, pasi ra nga kati i 9 i një pallati në Laprakë, në afërsi të ish-Fushës së Aviacionit, quhet Yøsef Hussin dhe djali i prof.Ahmed Hussin.

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar policia si dhe familja e tij me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

Sipas familjarëve, ai ka rënë aksidentalisht nga ballkoni ndërsa ishte duke luajtur me celular. Yøsef Hussin është një nga 5 fëmijët e kësaj familjeje.

Screenshot_9

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 4.09.2016, ora 22:40, në rrugën “Dritan Hoxha”, në katin e nëntë të pallatit ku jetonte, shtetasi me inicialet J. A. H, i datëlindjes 7.10.2003, me kombësi Egjiptiane, banues në Tiranë, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nr. Unik 201609050001.

Comments