Francezja tërbohet se i iku avioni, rreh shoqen shqiptare në mes të Rinasit 

640
fresco

 

midle

1631438-conflict-two-teenager-girls-fighting-outdoors

Dje në Rinas, një studente franceze, H.D.e kishte kishte ardhur për disa ditë pushime në Shqipëri e ftuar nga shoqja e saj shqiptare, K.D. e ka shkatërruar miqësinë në momentin e fundit.

Së huajës i ka ikur avioni për në Francë dje dhe për këtë ka bërë me faj shoqen e saj. Fjalë pas fjale, ajo është kacafytur me vajzën, duke e kapur prej fyti dhe prej flokësh – vajzën tek e cila kishte qëndruar si mikeshë për aq ditë. Është dashur ndërhyrja e njerëzve të shumë që prisnin në aeroport për t’i ndarë.

Vajza shqiptare nuk e ka lënë me aq dhunën dhe fyerjen që pësoi publikisht, por ka bërë kallëzim në Komisariatin e Kufirit dhe të Migracionit në Rinas.

Comments