FOTO/ Kapet 250 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

369

 

afto_xasis

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar në fshatrat e Janinës në Greqi, pranë kufirit me Shqipërinë.  Policia greke bllokoi 250 kg hashash që transportohej me dy makina nga dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Të arrestuarit janë të moshës 37 vjeç dhe 61 vjeç, të dy shtetas grekë.

Hetuesit grekë dyshojnë se lënda narkotike ishte blerë në Shqipëri, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Comments