FOTO /Ky është futbollisti i radhës që braktis Shqipërinë për Kosovën 

163

 

13423713_978561612243068_3514593878617493390_n-627x358

Një tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare ka braktisur kuq e zinjtë për tu bashkuar me Kosovën.  Bëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama, i cili luajti për disa vite me Shqipërinë.

I lënë jashtë grumbullimit prej disa muajsh nga Gianni de Biasi tek Kombëtarja shqiptare, Rama do të ndjek rrugën e Rashicës, Mehës e Shalës.

Gazeta Olle nga burime të saj mëson se lojtari ende nuk ka bërë kërkesën, e cila duhet t’i shkojë FFK-s dhe FIFA-s, mirëpo atë pritet ta bëjë që nesër.

Madje, gjatë ditës ka biseduar edhe trajnerin Albert Bunjaku me të. Rama momentalisht është pa skuadër, dhe së fundi refuzoi Balikesirsporin e Turqisë.

Ai u nda në qershor nga Munchen 1860. Kontributi i tij ishte madhor në vitet e kaluara për Shqipërinë, por që më pas lojtari u harrua, dhe nuk u ftua as në miqësore.

Gjashtë vjet më parë, mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e Kosovës, para se të ftohej nga kuqezinjtë.

Comments