Kim Jong i dërgon letër Vladimir Putinit: Të bashkojmë forcat, të luftojmë armiqtë e pëbashkët
Mediat botërore kanë bërë të ditur se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar një letër Presidentit të Rusisë Vladimir Putin duke i kërkuar që të bashkojnë forcat për të luftuar armiqtë e përbashkët. Gjatë viteve të Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe Korea e Veriut mbanin lidhje të ngushta dhe Kremlini mbështeste programin e regjimit komunist të Koresë Veriore. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet u ndërprenë, por Vladimir Putin ka rizgjuar miqësinë.
Në vitin 2015 Putin ftoi diktatorin Kim Jong Un në një paradë në Moskë, por udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk shkoi. Ndërsa tani, Kim Jong kërkon që të forcojë miqësinë e tij me Presidentin rus, shkruan Syri.net.
“Shpreh bindjen se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, të bazuara në luftën e vështirë kundër armikut të përbashkët, do të zhvillohen në të njëjtën linjë me aspiratën dhe dëshirën e popujve të dy vendeve. Ju uroj suksese në punën tuaj dhe mirëqenie e prosperitet për popullin tuaj”, thuhet një njoftimin e Peniangut zyrtar.
Në përgjigje, Putin i uroi Kim Jongut shëndet të mirë dhe shpreson që dy vendet të arrijnë prosperitet të përbashkët.
Korea e Veriut ka rritur së tepërmi retorikën e saj kohët e fundit duke akuzuar Shtetet e Bashkuara rë Amerikës dhe duke kërcënuar me sulme bërthamore./SYRI.net/