FOTO/ Majlinda Kelmendi mëson kundështaren për ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike 

342
fresco

 

midle

the-nr-1-650x358

Xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mësuar kundërshtaret e para në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Kampionia e botës, që ka fituar gjithçka përpos medaljes olimpike, raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë do të kalojë pa meç për shkak se është bartësja e dytë e listës.

Ajo në raundin e dytë do të luftojë me fituesen e duelit mes francezes Priscilla Gneto dhe zviceranes Evelyne Tschopp. të gjitha meçet e kësaj kategorie do të luhen më 7 gusht.

Ndërsa Nora Gjakova me datën 8 gusht në kategorinë deri 57 kilogramë do të përballet me garuesen kolumbiane Amaris. Fituesja e duelit Gjakova-Amaris do të përballet me rumunen Caprioriu.

majjsj

Comments