FOTO/ Messi i shpëton tragjedisë, ka udhëtuar me aeroplanin që u rrëzua në Kolumbi

238

FOTO/ Messi i shpëton tragjedisë, ka udhëtuar me aeroplan që u rrëzua në Kolumbi

Kombëtarja e Argjentinës mund të ishte përfshirë në një tragjedi të madhe pasi 18 ditë më parë udhëtoi drejt Brazilit me të njëjtin aeroplan që u rrëzua sot në qytetin Medelin të Kolumbisë.

Shumë ‘yje’ të futbollit elitar si Messi, Aguero, Mascherano, Higuain etj mund të ishin përfshirë në një aksident ashtu siç ndodhi sot me futbollistët e ekipit brazilian, Chapecoense, shkruan ‘Mundo Deportivo’, shkruan Syri.net.

Avioni, i regjistruar ‘CP2933’ që i përkasin linjave ajrore ‘Lamia Bolivi’ këtë mëngjes është rrëzuar me 81 persona në bord ku shumë prej tyre kanë humbur jetën.

Në foton më poshtë do të shihni që më 11 nëntor është njoftuar në ‘Twitter’ se Kombëtarja e Argjentinës do të udhëtojë drejt Brazilit me këtë aeroplan./ Syri.net

Image

Image

Image

Comments