FOTO/ Momenti prekës kur binjakët e bashkuar në kokë shohin për herë të parë njëri tjetrin
Jadon dhe vëllai i tij binjak, Anias kishin lindur të bashkuar në kokë por u ndanë gjatë një operacion 27 orësh në Spitalin e Fëmijëve në Qendrën Mjekësore të Bronx-it, SHBA. Kjo eshtë hera e parë që prindërit e tyre arrijnë ti vënë dy foshnjat binjake përballë njeri tjetrit edhe pse me fasho në kokë.
Nëna e tyre, Nicole McDonald, qëndron pranë shtratit të tyre me frikë por gjithashtu me një shikim të jashtëzakonshëm.
“Kjo është gjëja më e mahnitshme. Unë thjesht nuk mund të besoj se po ndodh – thotë ajo. “Dhe shikoni në flokët e tyre, kanë filluar të rriten!”
Babai i tij, Christian McDonald, mbështetet pranë murit dhe thotë . “Hej zemrat e mia…ju jeni sigurisht shumë të pashëm. Ju jeni të përsosur.”
Jadon ia ngul sytë të vëllait , duke e përshëndetur me dorën e djathtë. Ai më pas afrohet ti prekë kokën e mbuluar nga fashat, shkruan “CNN”.
Anias qëndron në shtratin e tij në dhomë, pranë një dritare dhe tenton t’i afrohet të vëllait. Për prindërit e tyre ku moment është me i çmuari në botë, djemtë e tyre më në fund panë njëri tjetrin.








