FOTO/ Njihuni me 25 fakte mahnitëse që nuk i dinit për Nju Jorkun
Me 26 korrik 1788, Nju Jorku u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut me 1524.
Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezet, arriti aty me 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson. Po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Ne vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm holandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany).
Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianet për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezeve me 1664 dhe mori emrin Nju Jork.
Sot shteti Nju Jorkut renditet i 6-ti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi, pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizmi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.
Pse Nju Jorku quhet ”Big Apple”?
Emri “Big Apple” (Molla e Madhe) u përmend për herë të parë nga Xhon Fitzgerald, redaktor i sportit të hipizimit në gazetën “Nju Jork Morning Telegraph”, sipas shprehjes së dy stallierëve afroamerikanë nga Nju Orlinsi, që i referoheshin në këtë mënyrë hipodromit të Nju Jorkut. Ishte janari i vitit 1920. Fitzgerald e pëlqeu shprehjen dhe e përdori atë në gazetë, duke iu referuar gjithmonë hipodromit. Dhe ai e quajti rubrikën e tij të garave me kuaj “Rreth Molles se Madhe”.
Një origjinë e diskutueshme
Në vitin 1930, një grup muzikantësh zezakë të xhazit filluan të quanin “Big Apple” lagjen e Harlemit dhe më në përgjithësi qytetin e Nju Jorkut, për shkak se ishte kryeqyteti i xhazit në botë. Në vitin 1971, Çarls Zhille, presidenti i zyrës se turizmit, e përdori këtë term në fushatën për promovimin e metropolit. Megjithatë origjina nuk është e qartë: disa besojnë se ajo ëhstë një shprehje tipike mes muzikantëve të xhazit, të tjerë se qe një vallëzim.
Vetëm kohet e fundit i është dhënë autorësia e plotë e këtij pseudonimi gazetarit Xhon Fitzgerald. Në vitin 1997, kryebashkiaku i atëhershëm Xhuliani kërkoi ta rikujtojë duke e quajtur “Big Apple Corner”, qoshen në jugperëndim të rrugës 540 Ëest dhe Broadëay, ku pati jetuar gazetari në vitet 1934- 1963.
25 fakte interesante qe duhet te dini qytetin e Nju Jorkut
Por Nju Jork është më shumë se Big Apple, Statuja e Lirisë dhe Parku Qendror. Më poshtë janë disa fakte që nuk i keni dëgjuar më parë për Nju Jorkun.
1 – Nju Jorku mund të jetë një xhungël betoni, por ka më shumë hapësirë të gjelbërt nga sa besoni ju. Rreth 29 mijë hekratë, apo 14% e qytetit është me parqe.
2 – Qyteti gjithashtu ka 14 milje vijë bregdetare.
3 – Nëse ndonjëherë e keni menduar, është e ligjshme të ecësh nëpër Nju Jork topless.
4 – Në fillim të shekullit te 19, sistemi i kanalizimeve të Nju Jorkut kryesisht përmbante plot derra që hanin plehra.
5 – Pse taksitë në Nju Jokr janë të verdha? Sepse në vitin 1907, një shitës makinash sugjeroi të verdhën pasi ishte ngjyra më e lehtë për t’u parë në distancë.
6 – Banka Federale e Nju Jorkut është depozita më e madhe monetare e arit në botë.
7 – Në vitin 2011, turistët sollën rreth 31 miliard dollarë në ekonominë e qytetit.
8 – Në vitin 2003, një burre u arrestua pasi po përpiqej të rikrijonte Kopshtin e Eden-it në apartamentin e tij në Harlem. Ai kishte marrë një krokodil të gjallë dhe një tigër.
9 – Kur Philippe Petit eci në një litar të tendosur mes kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1974, nuk e bëri vetëm një herë, por plot 8 herë.
10 – Manhattan do të thotë “ishull i kodrave”.
11 – Kur Parku Qendror u ndërtua, u kërkua shumë barut për pastrimin e zonës, më shumë se sa ishte përdorur në Betejën e Getisburgut.
12 – Sot, afro 40% e njujorkezeve kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
13 – Qyteti është një nga vendet më të larmishme gjuhësore në planet. Aty fliten më shumë se 800 gjuhë.
14 – Një herë u sugjerua që Nju Jorku të merrte emrin Brimaquonz – bashkim i 5 emrave të njësive bashkiake.
15 – Kur u ndërtua Ura e Bruklinit, njujorkezet ishin të frikësuar se do të shembej. Për t’i qetësuar qytetarët, vunë 21 elefantë të kalonin mbi urë.
16 – Bruklin ishte vendi i Betejës së Ishullit të Gjatë, një nga disfatat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës Revolucionare.
17 – Në vitin 1625, Peter Minuit bleu majën jugore të Manhattan për më pak se 1000 dollarë nga amerikanet vendas. Ndërsa qiraja atje s’ka qene kurrë më e lirë.
18 – Nëse ju hani në një restorant të ri çdo ditë për 12 vjet, akoma nuk do t’i kesh vizituar të gjitha restorantet në qytetin e Nju Jorkut.
19 – Square Park në Uashington mund të njihet si qendra e kampusit të Universitetit të Nju Jorkut, por më parë kanë qenë varreza pas ekzekutimeve të shumta publike që janë bërë kohë më parë.
20 – Mes viteve 1980 dhe 2000, rreth 2000 fikëse zjarri në Manhattan nuk punonin.
21 – Bronks u themelua nga Jonas Bronck në vitin 1636 si tokë bujqësore.
22 – Performuesit që dëgjohen nëpër metro, nëse duan të njihen zyrtarisht nga MTA, duhet të bëjnë audicion.
23 – Me 34 linja dhe 468 stacione, pista e metrosë së qytetit është me e gjatë se 100 milje.
24 – Spektatoret në Times Square lënë pas rreth 50 ton plehra.
25 – Nëse Bruklin do të ishte qytet me vete, do të kishte popullsisë e katërt më të madhe në vend.