FOTO/ Njihuni me burrin që në vend të ujit pi detergjent 

452

 

0

31-vjeçari Zhang Yue pretendon se e ka të vështirë të gjej partnerin e jetës, për shkak të varësisë nga detergjentet e lëngshëm, pa të cilët thotë se nuk mund të jetojë.

Ai vuan nga një çrregullim i njohur si “pica” dhe ka pranuar haptazi se dashuria për detergjentet e lëngshëm, sapunët dhe shampot i ka lindur në vitin 2012.

Por kjo dashuri për detergjentet filloi të rritet me kalimin e viteve, sa që çdo ditë ai pi nga një gjysmë shishe.

“Pica” është një çrregullim që domosodoshmërisht detyron persona të konsumojnë sende me pak ose aspak vlera ushqyese, siç janë: ngjyra, gurët, xhamat dhe në këtë rast detergjenti.

Mjekët i kanë thënë këtij burri nga qyteti Chongqing i Kinës, se kjo gjendje zakonisht prek fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna.

Zhang thotë se i është nënshtruar testeve të ndryshme mjekësore.

2345

Comments