FOTO/ Nuk ka surpriza, kualifikohen Brazili dhe Zvicra. Tabela e Grupit E

359
fresco

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e fundit të Grupit E, ku nuk pati surpriza, raporton Syri.net.

Brazili dhe Zvicra kualifikohen në 1/16-at e finaleve, duke ndarë vendin e parë dhe të dytë në grup.

Brazilianët mposhtën Serbinë me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Paulinhos dhe Tiago Silvës.

Zvicra me Kosta Rikën zhvilluan një ndeshje mjaft emocionuese, e cila në fund u mbyll barazim 2-2. Gjithsesi zviceranëve nuk u prish punë, pasi janë ata që do të shoqërojnë Brazilin në turin tjetër.

Kësisoj, shqiptarët Shaqiri, Xhaka, Xhemaili e Berhami do të vazhdojnë aventurën në këtë Botëror.

Comments