FOTO/ Sëmundja e rëndë godet gruan e sulmuesit të famshëm
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Natalie Weber, gruaja e futbollistit të Fiorentinës, Mauro Zarate.
Ajo po lufton kundër kancerit në gji dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Argjentinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Natalie, gjatë një interviste për revistën argjentinase “Primicias Ya”.
“Më shtë dashur të operohem për të hequr një tumor nga gjoksi i majtë”, ka thënë gruaja e ish sulmuesit të Lacios dhe Interit.
“Operacioni u zhvillua të enjten e shkuar, tha Natalie për median argjentinase, tani ndihem më mirë. Tanimë, duhen kontrolle të tjera para se të nisem për në Itali”. /Syri.net/