Horror në familjen shqiptare, burri tenton të mbysë me duar gruan 

560

 

dhune ne familje

Një sherr në një familje shqiptare në qytezën Mondovi, në Piemonte të Italisë, ka rrezikuar të kthehet në tragjedi.

Siç raportojnë mediat lokale, mbrëmjen e dy ditëve më parë, efektivë të policisë mësynë në një banesë ku jeton një familje shqiptare, pas një telefonate, shkruan Syri.net.

Kryefamiljari 45-vjeçar, në kulmin e konfliktit, ka rrahur bashkëshorten e tij, një shqiptare 40-vjeçare. Më pas ka ndërhyrë vajza 20-vjeçare e çiftit për t’i ndarë, e më tej karabinierët.

Nga denoncimi i gruas, nga dëshmia e vajzës dhe nga vizitat mjekësore në spital, është konstatuar se 45-vjeçari shqiptar, punëtor në Itali, në një moment gjatë sherrit, i ‘pushtuar’ nga zemërimi, ka tentuar të mbysë me duar gruan e tij.

Gruaja dhe vajza janë mjekuar në spital, pas ngjarjes. 40-vjeçares i është përcaktuar një prognozë shërimi prej 25 ditësh nga mjekët, ndërsa vajzës prej 5 ditë, për lëndimet dhe traumën e pësuar.

Shqiptari, i cili është denoncuar për dhunë në familje dhe lëndime të rënda, është larguar nga shtëpia ku banonte më parë. /Syri.net/

Comments