Fotot/ Grabiste me armë banesat e Lushnjes, arrestohet 38 vjeçari

406

 

IMG-20160801-WA0000

Një 38 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Lushnjes, i akuzuar për grabitje dhe vjedhje banesash.

Niti Paço, 38 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje, rezulton se është dënuar më parë me tre vjet e gjysmë burg për grabitje me armë e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas rezulton i dyshuar për veprën penale të vjedhjes së banesës së shtetasit M.K, ndodhur më datën 25.07.2016 në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjenden:

1. Një armë zjarri pistoletë model 54 me nje krehër me 4 fishekë.

2. Një armë gjahu çifte pa leje.

3. Një jelek antiplumb.

4. Tre kompjuter lap top.

5. Dy kamera dore.

6. Një aparat fotografik.

7. Një aparat celular I Phone.

IMG-20160801-WA0001-1IMG-20160801-WA0003IMG-20160801-WA0005-1IMG-20160801-WA0002-1IMG-20160801-WA0004-1

Comments