Frika e rreshjeve në Hasanbeg

227
Çdoherë kur keqësohet moti dhe fillojnë reshjet, banorëve të Hasanbegut u kujton stuhinë e 6 gushtit, e cila krahas 23 jetëve të humbura, shkaktoi edhe dëme që vazhdojnë të jenë të dukshme edhe sot transmeton TVM2.
E krahas frikës se mund të përsëritet stuhia, reshjet e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar problem të madh në rrugën kryesore të Hasanbegut, e cila nuk është e asfaltuar.
Siç po mund të shihni, rruga këtu në Hasanbeg është e shkatërruar dhe me gropa, dhe reshjet dyditore të shiut kanë ndikuar që banorët e Hasanbegut të hasin në vështirësi të mëdha.
Banorët ankohen se kanali ende nuk është pastruar si duhet dhe si pasojë e kësaj edhe rrugët mbushen me ujë. Ata kanë frikë se nëse nuk punohet në pastrimin e kanalit, shumë lehtë mund të ndodhë që përmbytjet të përsëriten.
“Pengesa ka pasur edhe para shiut, por sidomos edhe prej ditës së djeshme. Ka qenë vështirë, edhe gjithë banorët kanë dalë jashtë, pasi që mendonin se do të përsëritet edhe për së dyti. Edhe ujë ka pasur mjaft rrugëve, është puna e rrugës kryesore që tek ne ka një vit që nuk rregullohet, edhe uji që vjen prej anës tjetër mblidhet, qarkullime të ujit ende ka. Si mos të rregullohet kjo edhe pak do të ketë përsëri pasoja ndoshta, është problem edhe kanali se nuk janë duke punuar sa duhet, por kanë filluar të punojnë trotuaret dhe ndoshta do të rregullohet, por se sa do të zgjasë nuk e di”,- u shpreh një banor i Hasanbegut.
“Rruga është katastrofë, kanë mbetur popullata me trauma, me frikë fëmijët prej atëherë që ndodhën përmbytjet, mirëpo rruga është katastrofë, kanalet nuk i kanë hapur, nuk vijnë ka tetë muaj këtë rrugë ta rregullojnë, shikoni edhe vet se si është puna. Gropa ka, i thyejmë edhe veturat, nuk është në rregull kjo që po bëjnë, se për tjetër çka çka të vjen prej Zotit ne nuk kemi çfarë të bëjmë”,- u shpreh një banor i Hasanbegut.
Në Hasanbeg edhe më tej vërehen ekipe të cilat punojnë në normalizimin e jetës së banorëve të këtushëm dhe vazhdon shpërndarja e ndihmave humanitare.
Comments