Verifikimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nis tri vjet pas miratimit të ligjit

163

 

Verifikimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nis tri vjet pas miratimit të ligjit

dhuna-seksualeTri vjet pasi ka hyrë ligji në fuqi, është vendosur të krijohet Komisioni për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.

Bazuar në po këtë ligj, ky komision duhej të formohej menjëherë pas 6 muajve, transmeton Koha.net.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpallur dy konkurse atë për pranimin e një Organizate joqeveritare që merret me rehabilitimin e këtyre grave dhe pranimin e një psikologu, psikiatri, juristi dhe pjesëtari të Shoqërisë Civile.

Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi ka thënë se ky është vetëm hapi i parë drejt rrugës së verifikimit të këtyre viktimave seksuale, ngase derisa mbushen formularët dhe derisa të kryhet verifikimi i tyre do të marrë kohë.

Qendra për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës, e cila ka të regjistruar 200 viktima të dhunës seksuale, e ka mirëpritur këtë iniciativë.

Më shumë se 20 mijë gra konsiderohet se janë përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Comments