Fushë Kosovë: Sulmohet polici

415

Një polic është sulmuar të hënën nga një person në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur kur i dyshuari është ndaluar nga policia për shkak të një kundërvajtje në komunikacion, i cili gjatë shqiptimit të kundërvajtjes ka kanos dhe sulmuar fizikisht zyrtarin policor në detyrë

I dyshuari ka refuzuar urdhëratë e zyrtareve policorë. Viktima si dhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet, transmeton Klan Kosova.

Comments