Ganimete Musliu, Sala Jashari dhe Nait Hasani kundërshtojnë votimin e nënkryetarëve

199

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës u votuan në pako nga 104 deputetë, që ishin pro, tre kundër dhe gjashtë abstenuan.

Deputetët që votuan kundër janë Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Sala Jashari nga PDK, ndërsa AAK abstenoi, raporton Klan Kosova.

Kryesia e Kuvendit, me Albulena Haxhiun kryetare, do të përbëhet nga këta nënkryetarë:

Ardian Gola – Lëvizja Vetëvendosje

Vlora Çitaku – Partia Demokratike e Kosovës

Kujtim Shala – Lidhja Demokratike e Kosovës

Sllvako Simiq – Lista Serbe

Emillija Rexhepi – komunitetet pakicë joserbe. /Klankosova.tv

Comments are closed.