Gara e parë ndërkombëtare gastronomike “Maqedonia 2016”

211

Gara e parë ndërkombëtare gastronomike "Maqedonia 2016"

Mbi 100 kuzhinierë nga Shqipëria, Bullgaria Serbia, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Sllovenia, Italia, Rumania, Zvicra, Sllovakia dhe Suedia do të marrin pjesë në garën e parë gastronomike ndërkombëtare “Maqedonia 2016”, që mbahet sot edhe nesër në Panairin e Shkupit.

Të ndarë në kategori, juniorë dhe seniorë, mjeshtrit e kuzhinës individualisht dhe në ekipe do të garojnë në më shumë kategori për plasman sa më të mirë, hyrje në finale dhe fitim të kupës prestigjioze “Maqedonia 2016”.

Kthinat konkurruese do të jenë në funksion mbi 200 herë, që paraqet festë të vërtetë për kuzhinierët dhe për vizitorët. Në kategorinë “junior” do të përgatiten: ushqim kombëtar në mënyrë moderne (ekipor) dhe pasta në konkurrencë individuale, ndërkaq në ushqim kombëtar senior në mënyrë moderne edhe ushqime nga peshku, por në të dy rastet individualisht. Do të përgatiten edhe ushqime nga mishi i pulës.

Për zgjedhjen e kuzhinierëve më të mirë janë angazhuar referë ndërkombëtar, ndërsa garën do ta ndjekin edhe mysafir nga Izraeli dhe Egjipti.

“Maqedonia 2016” e organizon Shoqata e kuzhinierëve GASTRO MAK, anëtare e Asoacionit botëror për shefat e kuzhinave (WACS) prej 17-20 tetor, por pjesa garuese është sot dhe nesër prej orës 8 deri në orën 20. Paralelisht, në dy ditët garuese në sallën katër të Panairit të Shkupit do të zhvillohet edhe pjesë demonstruese me më shumë punëtorë dhe përgatitje drejtpërdrejtë nga shefat e njohur të kuzhinës.

Sipas organizatorëve, për këtë garë janë paraqitur edhe shumë nxënës dhe student nga shkollat hotelierike dhe fakultetet për turizëm dhe gastronomi në Maqedoni.

“Profesioni universal ‘kuzhinier’ edhe në vendin tonë nga dita në ditë bëhet gjithnjë e më aktiv. Shpresojmë se opinioni do ta njeh tentimin tonë që të kontribuojmë në zhvendosjen e standardeve në profesion dhe prezantimin e gastronomisë së Maqedonisë në hartën botërore të kombeve gastronomike”, thekson GASTRO MAK.

Comments