Gashi i prerë: Ose të barabartë, ose Alternativa braktis VLEN-in dhe unë dorëhiqem
Në transformimin e koalicionit VLEN në një parti, dy parime janë thelbësore – barazia dhe vendimmarrja konsensuale, thotë kryetari i Patlamentit dhe ish-lideri i Alternativës, Afrim Gashi. Kjo do të thotë që Alternativa nuk pajtohet me ofertën e udhëheqësve të Besës dhe Lëvizjes Demokratike, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti, sipad të cilëve, VLEN-i duhet të ketë dy kryetarë, dhe partitë e tyre duhet të kenë secila nga 35 përqind pjesëmarrje në organet partiake në VLEN ndërsa 30 përqindëshi i mbetur duhet të ndahet midis Alternativës, fraksionit të Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, pastaj “Vetëvendosje” e përfaqësuar nga Bekim Qoku dhe Lëvizja Arbëria.
Nëse të gjithë i marrin parasysh këto qëndrime, Gashi ende shpreson se do të arrihet një marrëveshje që VLEN-i të bëhet parti me të gjithë partnerët të barabartë. Përndryshe, ai është i vendosur që Alternativa nuk do të jetë partner koalicioni i VLEN-it dhe në një rast të tillë, do të japë dorëheqjen nga detyra kryetar i Parlamentit.
Ditë më parë, KOHA raportoi se Kasami dhe Mexhiti kanë shtrënguar duart për bashkëkryetarë, domethënë janë marrë vesh që partia e ardhshme të ketë dy liderë dhe BESA dhe LD të kenë pjesëmarrje të barabartë në organet partiake prej 35 përqind secili.(Slloboden Peçat)

