Georgievski: Qeveria nuk ka nevojë për një sjellje agresive ndaj Katica Janevës

184
fresco

midle
mkd-286111

Lideri i VMRO-PP, Lupco Geogrievski e përkrah punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe pritet që deri në zgjedhje të pastrohet kush dhe pse kanë përgjuar në Republikën e Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

“Qeveria nuk ka nevojë për një sjellje të këtillë agresive ndaj Katica Janeva. Duhet që t`i lihet pak hapësirë”, deklaroi Georgievski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Në lidhje me koalicionet parazgjedhore ai deklaroi se është duke biseduar me partitë e bllokut të tretë, por bisedimet nuk janë finalizuar. VMRO-PP ka komunikuar edhe me LSDM-në, por ashtu si tha, ka ndjenja se LSDM ka hequr dorë nga ideja e koalicionit të madh.

Comments