Mbahet Seminari i dhjetë ndërkombëtar i albanologjisë në Universitetin e Tetovës

165
Gjatë këtij seminari dyditorë studiues nga vendi e rajoni do të kenë mundësi t’i diskutojnë dhe trajtojnë punimet e tyre shkencore.
Rektori i UT-së, Vullnet Ameti, në hapje të seminarit tha se gjatë këtyre 10 viteve ky aktivitet ka dhënë kontribut të çmuar për gjuhësinë.
“10 vjet me radhë ky aktivitet shkencor ka dhënë kontributin e tij të çmuar për gjuhësinë, letërsinë dhe histografinë shqiptare, duke identifikuar dhe trajtuar arritjet më të rëndësishme nga fusha e studimeve albanologjike”,– deklaroi rektori i UT-së, Vullnet Ameti.
“Universiteti ynë po formësohet në vazhdimësi si qendër e zhvillimeve kulturore, artistike e shkencore të shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë. Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai është shoqëruar edhe me prerje fatesh njerëzore të atyre që i dhanë idetë në fushëveprim për të lartësuar projektin më të madh shqiptar të kësaj ane”,– deklaroi koordinatori i seminarit, Selajdin Salihu.
Të pranishmëve iu drejtua edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysaj, i cili theksoi se ky seminar tradicional lidhë trekëndëshin Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë.
“Tani një decenie e shënueshme me një aktivitet kaq të vyeshëm është një e arritur ku vendos Tetovën në një katedër të sigurt të trekëndëshit  Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë të hapësirës albanofolëse, ku studiohet gjuha dhe kultura shqipe”,– tha ambasadori i Kosovës në RM, Ylber Hysaj.
Seminari do të vazhdojë me punime edhe gjatë ditës së nesërme.
Comments