Terrorizmi, Franca nis sulmet ajrore kundër “Shtetit Islamik”

185

Një oficer i bordit tha se avionët do të marrin pjesë në një sulm në Mosul, bastion i “Shtetit Islamik” në Irak.

Në këtë operacion do të marrin pjesë 24 aeroplanë dhe do të mësyjnë mesatarisht në çdo tre minuta. Oficeri tha gjithashtu se luftëtarët ishin të armatosur me bomba.

Ky është misioni i tretë i anijes aeroplanmbajtëse me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri që nga shkurti i 2015-tës kur Franca përshkallëzoi operacionet e saj që pas sulmeve në Paris.

Comments