GJATË FUNDJAVËS NË SHKUP 16 AKSIDENTE ME 18 TË LËNDUAR


Gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup Policia e komunikacionit ka kryer kontroll në 16 aksidente nga të cilat në tre, lëndime të rënda trupore kanë marrë tre persona, ndërsa në gjashtë aksidente, 15 persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore.
Siç informoi MPB-ja, të shtunën, Policia e Trafikut ka kryer kontroll në pesë aksidente rrugore nga të cilat në dy, lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa tre kanë kaluar me dëme materiale.
Dje policia ka kryer kontroll në 11 aksidente rrugore. Prej tyre në tre me lëndime të lehta trupore kanë kaluar tre persona, në katër më lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa një ka kaluar vetëm me dëm material.
Gjatë fundjavës së kaluar nga ana e policisë së trafikut, janë hasur edhe tre shoferë të cilët janë sanksionuar për shkak të automjetit të paregjistruar, tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, një shofer i cili me automjetin e tij ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe pesë shoferë të motoçikletave të cilët kanë drejtuar automjetin pa helmetë mbrojtëse.