Gjermani, bastisje në disa xhami, banesa dhe zyra

241
Policia gjermane ka kryer disa bastisje herët në mëngjes në xhami, apartamente dhe zyra në dhjetë zona të Gjermanisë, ndërkohë që është ndaluar një grup që akuzohet për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për grupin militant “Shteti Islamik”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme gjermane e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant “Shteti Islamik”, megjithëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme.
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, beson se grupi po nxiste urrejtje, tha ajo.
Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën.
Comments