Gjermania dëbon 56 familje shqiptare

202
fresco
cf15cf6e920e433382abf16218880e44-18_1479937605-75882
midle

Autoritetet bavareze kanë njoftuar se gjatë këtij viti kanë dëbuar më shumë se 3 mijë persona, azilkërkues, shumica e tyre nga Ballkani.

Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm të mërkurën, autoritetet kanë refuzuar kërkesën për azil ndaj 56 shtetasve kosovarë dhe shqiptarë.

“Ministria e Brendshme gjithashtu ka refuzuar kërkesën për azil edhe të dhjetëra ballkanasve”, shkruan Albeu.

Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet atje së fundmi kanë marrë një aksion masiv për kthimin e azilkërkuesve në vendet e tyre, që shumica e të cilëve janë nga Ballkani.

“Ligji ynë për azil në fund të fundit mund të funksionoj vetëm nëse azilkërkuesit e refuzuar kthehen sa më shpejtë në vendet e tyre”, citohet të ketë thënë ministri Joachim Herrmann.

Comments