Gjest fantastik! Të gjithë lojtarët e Lille shkuan për të festuar golin te trajneri

154

Skuadra e Lille mbrëmë shënoi fitore 0:4 ndaj Toulouse në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Thomas Meunier, shkruan Indeksonline

Ai mblodhi gjithë skuadrën e tij dhe golin e festoi te trajneri Bruno Genesio.

Kjo për shkak se Genesios i ndërroi jetë babai i tij gjatë këtyre ditëve.

Kujtojmë që Lille është në pozitën e tretë në Ligue 1 me 53 pikë./Indeksonline/

Comments