Gjuan me armë qenin e ankuesit, e arreston Policia e Kosovës

121

Moebel THEMA

Gjuan me armë qenin e ankuesit, e arreston Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar se ia ka goditur me armë qenin e ankuesit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren ku thuhet se i dyshuari me të shtëna nga arma e zjarrit  ka goditur qenin e ankuesit.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, tetë fishekë dhe një gëzhojë kalibër i panjohur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Comments