Gjykata nuk vendosi t’ia konfiskojë pasaportën Sasho Mijalkovit e la të lirë!



Gjykata Themelore Shkupi 1, nuk ka vendosur për konfiskimin e pasaportave ndaj të dyshuarve të rastit “Thesari”, ku mes tyre ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkovi.
Në gjykatë është paraqitur edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, por gjykatësi nuk vendosi nëse ai dhe tre të tjerë të dyshuar të rangut të lartë do t’iu konfiskojë pasaportat, transmeton TetovaSot.
Vendimi i Prokurorisë Speciale u refuzua nga Gjykata Themelore Shkupi 1, për kërkesën që ndaj të dyshuarit ish-shefit të Sektorit të Pestë të DSK-së, Goran Grujovski, që t’i shqiptohet masa e paraburgimit.
Më parë sot, Prokuroria Speciale Publike kërkoi përjashtimin e njërit prej gjyqtarëve të procedurës paraprake për lëndë “Thesari” shkaku i marrëdhënieve familjare me kompaninë “Finzi.”
Në lëndën “Thesari”, PSP ka shpallur të dyshuar tre persona nga DSK-ja dhe një nga MPB-ja, të cilët përmes kontratave dhe anekset për blerjen e pajisjeve për spiunazh dhe mirëmbatje të saj e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej 860,000 euro.