Gjykimi për “Besa Trans” anulohet për 2 shkurt, drejtuesi i kompanisë ka simptoma të kovidit

211

Për shkak simptomave të kovid-19, tek drejtuesi i “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, i cili është i akuzuar në të njëjtin rast, seanca e sotme në Gjykatën Penale në Shkup është anuluar për më 2 shkurt.
Avokati i Haxhiut, Asmir Alispahiq ka dorëzuar vërtetim për test të bërë për koronavirus, por tha se deri në këtë moment nuk janë marrë rezultatet nga testimi.
“Kovid-19 është sëmundje e përmasave pandemike, dhe më mirë ka qenë që të mos paraqitet sot”, tha Alispahiq.

Pronari dhe drejtuesi i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, dhe përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban Hoxha, në seancën e kaluar thanë se nuk ndjehen fajtorë për falsifikimin e licencës për kryerje të transportit ndërkombëtar për autobusin në të cilin në nëntorin e kaluar në Bullgari humbën jetën 45 persona. /SHENJA/

Comments