Gold Ag dhe Daut Haradinaj në pushime së bashku [Foto]
Ai tash e disa ditë është duke shijuar pushimet në bregdetet e ndryshme shqiptare që siç shihet po shoqërohet nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan lajmi net.
Goldi ka postuar një fotografi në Instagram teksa pozon pranë deputetit, të cilët shfaqen tejet të buzëqeshur.
“Në mëmën Shqipëri 🇦🇱”, ka shkruar ai me ç’rast ka treguar edhe destinacionin e pushimeve që është Mali i Robit.
Nuk është hera e parë kur reperi shfaqet pranë deputetit, pasi shpesh publikon imazhe me të në rrjetet më të frekuentuara sociale. /Lajmi.net/