Haradinaj takohet me Leonora Jakupin, i premton kthimin e eshtrave të atit në vendlindje!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim këngëtaren e njohur shqiptare, Leonora Jakupin.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Haradinaj bëri të ditur se ka bërë rivarrimin e dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, shkruan lajmi net.
Me ç’rast i ka premtuar edhe këngëtares Jakupi se babai i saj do të prehet në vendlindje sipas dëshirës së familjes.
“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtarën e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, ka shkruar ai./Lajmi.net/