Google Pixel dhe Pixel XL nuk janë rezistente ndaj ujit

344

Deri tani kemi parë disa spekulime sipas të cilave thuhej se Google Pixel dhe Pixel XL do të jenë rezistente ndaj ujit mirëpo sipas informatave të fundit del se nuk do të jetë kështu.

Sipas Android Police, Google Pixel dhe Pixel XL do të jenë të ranguara me IP53 që tregon nivelin e rezistencës së telefonave ndaj pluhurit dhe ujit.

Identifikimi i një pajisjeje me IP53 i bie që pajisja ka një nivel të rezistencës ndaj ujit mirëpo nuk është plotësisht imune. HTC 10 ka të njejtin etiketim dhe pajisja nuk është reklamuar si rezistente ndaj ujit.

Thashethemet e deritanishme kanë bërë të ditur se pajisjet Pixel do të jenë në grupin e njejtë të pajisjeve premium si iPhone 7 dhe Galaxy S7.

Në këtë mënyrë, spekulohet se vlera fillestare e telefonave Pixel do të jetë 649 dollarë.

Comments