Grabitet marketi në Ferizaj, vidhen para e lëndohet roja

Grabitësit hynë në hapësirën mbështetëse të Plus Marketit në Ferizaj ku nga këtu, personat që ende janë të panjohur, e grabitën kasafortën.
Pronari Ferat Neziri ka thënë se grabitja ndodhi në mëngjesin e hershëm të së premtes, derisa në këtë qendër tregtare po bëhet zgjerimi i objektit, dhe kamerat nuk ishin funksionale.