Në QKUK rritet numri që kërkuan ndihmë mjekësore

234
QKUK-kirurgjia-848x478

Mjekët në QKUK kanë thënë se 42 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pas të shtënave në festivalin e birrës, prej të cilëve dy persona janë me thyerje, ndërsa të tjerët kanë lëndime sipërfaqësore dhe plagë të vogla.

Zyrtarë të Emergjencës nuk kanë konfirmuar të kenë pranuar ndonjë person të plagosur me armë zjarri, pasi policia më herët lajmëroi për një të plagosur si rezultat i të shtënave gjatë festivalit të birrës që nisi sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërsa policia e Kosovës ka treguar se një person është lënduar me armë zjarri në këmbën e majtë.

Comments