Incidenti në “BeerFest”-Policia flet për detajet

157

Moebel THEMA

Personi i lënduar në këmbën e majtë nuk është lënduar nga arma e zjarrit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas së cilës personi që ka shtënë me armë ka qenë një i dehur që ka shtënë në ajër.

Zëdhënësi policor Daut Hoxha ka thënë se ka qenë një situatë paniku dhe se raportimet e para kanë qenë se një person është plagosur me armë zjarri, por është verifikuar që nuk ka ndodhur ashtu.

“Është raportuar rreth orës 22:55 për të shtëna me armë dhe policia ka dalë në vend të ngjarjes… Ai person nuk është lënduar me armë zjarri, por nga një mjet tjetër i fortë që ka hasur gjatë ikjes”, ka thënë Hoxha.

Comments