Gresa Pallaska: Unë jam e bukur, me mua fillon e përfundon jeta

318

Aktorja e dashur për publikun, Gresa Pallaska në një fotografi të sajën është shfaqur tejet e freskët dhe joshëse si çdoherë tjetër.

Që ka plot stil tregon edhe përzgjedhja e fjalëve që ka bërë në mbishkrimin e fotos së publikuar. Ajo ka zgjedhur rreshtat e fjalëve të aktores së famshme Julia Roberts në filmin “Nature Is speaking” (Natyra flet).

Ai mbishkrim që ka zgjedhur Gresa flet për rëndësinë që ka një lule dhe si e tillë duhet të çmohet më shumë nga të gjithë, meqë me të nis dhe përfundon jeta.

“Unë jam një lule. Po, jam e bukur. E kam dëgjuar më parë dhe kjo qëndron… ja ku është puna, jeta fillon me mua. Çdo frut vjen nga unë, çdo patate, çdo kokërr misri … unë, unë, unë… e di, por kjo është e vërteta … dhe nganjëherë unë i ushqej shpirtat e tyre. Unë jam fjala e tyre kur ata janë pa fjalë. Unë them “Unë të dua”, pa asnjë pipëtimë, “Më vjen keq”, pa bërë asnjë zë. Unë i inspiroj të gjithë. Piktorët, poetët … jam drita e të gjithëve. Por bazuar në eksperiencën time njerëzit e nënvlerësojnë fuqinë e një luleje të bukur e të vogël … sepse jeta e tyre nis me mua dhe duhet të përfundojë me mua”, shkruan në mbishkrimin që Gresa e ka përzgjedhur nga filmi ku luan Julia Roberts.

Edhe një herë, Gresa ka dëshmuar se ajo është një aktore që e përcjellë kinematografinë botërore. Sigurisht që kjo e ka bërë të jetë një nga aktoret më të mira që ka bota filmike shqiptare.

Comments