Grubi: Ministrat e Aleancës nuk e kundërshtuan Kodin Penal në seancë të qeverisë

286

Ndryshimet në Kodin Penal me çka ulen dënimet për funksionarët që keqpërdorin detyrën dhe marrin pjesë në “bashkim kriminal”, sipas zëvendëskryeministrit Artan grubi, u miratuan me procedurë të përshpejtuar dhe me flamur evropian për arsye se bëhej fjalë për harmonizimin e dispozitave evropiane, përcjell KlanM.

Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin theksoi se asnjë nga ministrat e Aleancës për Shqiptarët nuk e ka kundërshtuar këtë ligj, ashtu siç thuhej në media nga krerët e kësaj partie.

“jo, jo. Nuk kishte debat. Po pse të ketë kundërshtime?”, u shpreh Grubi, duke treguar disa nga çështjet pozitive që sipas tij janë përfshirë në këto ndryshime. Mes tyre përmendi zgjerimin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme./KlanMacedonia

Comments