Gruevski: Nuk është luftë për pushtet, por referendum

430

Me zgjedhjet e 11 dhjetorit do të tregojmë se këtu jeton popull krenar dhe me dinjitet, i cili me këtë gjeneratë do të fitojë gjithë atë që i bëhet Maqedonisë, porositi në mitingun e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në Strumicë kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Nikolla Gruevski.

“Me 63 deputetë për koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE, do t’i jepet fund krizës dhe planit për skenare të errëta për shtetin”- potencoi Gruevski.

Ai theksoi se beson në vlerësimin, mençurinë, guximin dhe forcën e popullit, i cili do të kundërshtonte në planet, siç tha, për ridefinimin e Maqedonisë. Kjo nuk është luftë për pushtet, por është referendum, ndërkaq populli në Maqedoni është para testit serioz, porositi Gruevski, i cili ftoi banorët e Strumicës që më 11 dhjetor të zgjedhin Maqedoninë dhe VMRO-DPMNE-në.

“Me votën për ne, votoni edhe për 70 mijë vende të reja të punës në Maqedoni. Me votën për ne, votoni për rritjen e pagave në sektorin publik për 10.25%,  votoni edhe për rritjen e pensioneve për 10.25%, për rritjen e ndihmës sociale për minimum 50%. Me votën për ne votoni edhe rritjen graduale të pagës minimale në 14 mijë denarë deri në 2020-ën, për vazhdimin e ndërtimit të tre magjistraleve të reja Demir Kapi–Smokvicë, Shkup-Shtip, Kërçovë–Ohër dhe për riparimin e rrugëve Smokvicë–Gjevgjeli, Kumanovë–Shkup, Negotinë –Demir Kapi, Veles–Gradsko, për ndërtimin e rrugëve të reja nga Shkupi në Bllacë, nga Gostivari në Kërçovë, nga Trebenishta në Strugë”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Gruevski tha se do të vazhdohet edhe me ndërtimin e gjashtë rrugëve në rajonin e Strumicës, si dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore drejt Bullgarisë dhe të asaj nga Manastiri drejt Greqisë. “Do të sigurohen trena të rinj dhe 3 700 aparate të reja mjekësore në vlerë prej 33 milion euro”,- tha ai.

Lideri i VMRO-DPMNE-së premtoi edhe ndërtimin e spitaleve në Strumicë dhe Shtip. “Programi realisht parashikon edhe zhvillimin e zonave rurale, mbështetje financiare të bujqve me 600 milion euro.

Në Strumicë tha Gruevski, do të ndërtohet pishinë e re, dy terrene të tenisit dhe katër terrene të basketbollit. Në Strumicë u promovuan edhe kandidatët për deputetë, ku fjalim mbajti kandidati për deputet, Vasill Pishev.

“Ne sot kemi përgjegjësi të madhe ta mbrojmë Maqedoninë, të nderuar si gjeneratë kemi përgjegjësi historike. Andaj më 11 dhjetor masivisht, në mëngjes, të armatosur me stilolaps dhe mendime patriotike, shkojmë të rrethojmë numrin një”,- tha   kandidati për deputet nga Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”, Vasill Pishev.

Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” paraprakisht kishte miting në Radovish, ku prezantoi projektet e planifikura për katër vitet e ardhshme. Gruevski porositi se nuk do të pranojë federalizim dhe dygjuhësi të Maqedonisë e as koalicion të zgjeruar.

Comments