Gruevski: Zaev një mashtrues dhe jo shpëtimtar

244
fresco

midle
gr
VMRO-DPMNE sot mbajti tubim para banorëve të komunës së Negotinës ku mori pjesë edhe kryetari i partisë Nikolla Gruevski. Ai cilësoi kryetarin e LSDM Zoran Zaev si një gënjeshtar të cilët populli nuk duhet t’i besojë ndërsa shtoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për Maqedoninë, në mënyrë që siç u shpreh, të ruhet karakteri unitar i shtetit.

Në tubim Gruevski premtoi realizimin e një sërë projektesh, një prej të cilave ai përmendi projektin prej 20 milion eurove në lidhje me zhvillimin e bujqësisë në këtë pjesë të Maqedonisë.

“Ai nuk është as ndonjë I dërguar nga zoti as ndonjë shpëtimtar. Zoran Zaev është një mashtrues i rëndomtë dhe kjo është e gjitha. Ky popull nuk do të mashtrohet dhe nuk do të lejoj që ai njeri ta çojë Maqedoninë në drejtim ku nuk e ka vendin”, tha Gruevski.

Comments