Guardiola transferon super futbollistin e Realit (FOTO)


Pep Guardiola pret një përforcim nga Real Madrid.
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.
Reprezentuesi gjerman kërkohet edhe nga Manchester United.
Por, Guardiola synon ta fitojë duelin me rivalin e qytetit, duke siguruar shërbimet e ish futbollistit të Bayern Munichut, raporton e përditshmja sportive katalane, “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.
Guardiola beson se Kroos është përforcimi i nevojshëm për skuadrën nga Etihad Stadium për t’u shfaqur si konkurrent serioz në Ligën e Kampionëve.