Hajdutët në Shkup vjedhin stoli ari, 4700 dollarë, 3000 euro dhe 80 mijë denarë

310

Hajdutët në Shkup vjedhin stoli ari, 4700 dollarë, 3000 euro dhe 80 mijë denarë

Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur në Shkup në bulevardin “ASNOM”. Sipas raportit policor, nga shtëpia e X.B (36) keqbërës kanë arritur të marrin stoli ari, 4700 dollarë, 3000 euro dhe 80 mijë denarë, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 2 milionë denarë.

Policia po ndërmerr masa për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Comments