Haraçina tre muaj pa ujë, banorët s’kanë çare tjetër, çelin bunare që kushton 2500 euro
Haraçina vazhdon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Për portalin TetovaSot flet këshilltri i pavarur në komunën e Haraçinës Naser Ajdini duke theksuar se gati tre muaj janë pa ujë të pijshëm.
“Kemi paguar nga 200 euro për ujësjellsin, 1500 shtëpi janë të lidhura në këtë rrjet prap ujë ska, jemi të detyruar që të çelim bunare që kushton 1 metër 40 euro gati nga 2500 euro prap duhet me dhënë e me çel bunare me pas ujë, ndryshe skemi çare tjetër” thotë për TetovaSot Naser Ajdini këshilltar i pavarur i komunës së Haraçinës.
Ai gjithashtu ka d;rguar edhe disa fotografi ku shihet se si banorër e Haraçinës janë duke çelur bunare në oboret e shtëpive apo aty ku mendojnë se ka ujë.