Haxhiu: BE-së t’i bëhet e qartë se Kosova s’mund të jetë pjesë e agjendave në favor të Serbisë

286

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka komentuar deklaratën që e kishte bërë përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova, se opozita duhet të përfshirë në proceset vendimmarrëse, konkretisht në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Në “Interaktiv” të KTV-së ajo ka thënë se “me këtë diskurs të bisedimeve të deritanishme ne nuk kemi çka bisedojmë e as nuk e përkrahim këtë mënyrë të bisedimeve”.

“Qeveria është mirë që të ndalet dhe të shohë se cilat marrëveshje deri në cilën pikë u zbatuan. Derisa kemi deklaratat pompoze të Edita Tahirit kinse marrëveshjet po zbatohen, në fakt nuk ka kurrfarë zbatimit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se “këto bisedime kanë sjell vetëm dëme, dhe duhet t’i bëhet me dije Bashkimit Evropian se Kosova nuk duhet të shkojë në bisedime vetëm sa për agjenda, që shkojnë në favor të shtetit serb e jo në favor të Kosovës”.

Comments