Helm vjehrrës në gotën e kosit, dëshmia e nuses nga Shijaku në polici: Ja pse e bëra

283

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Durrës, ku një 19-vjeçare ka helmuar vjehrrën e saj.

Policia bën me dije se ka qenë vetë 42-vjeçarja me iniciale A.S, e cila ka denoncuar në polici se nusja e djalit, 19-vjeçarja E.Tanushi, ka tentuar ta vrasë duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet.

Gruaja është dërguar në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia pas ka vajtur në banesë në gotën e kosit, ka gjetur gjurmë të helmit të në fjalë.

Express mëson se më pas 19-vjeçrja e ka pranuar se ke dashur të helmojë vjehrrën pas konflikte që ka pasur me të.

Ndërsa në dëshminë e saj, zbardhur nga BW, e reja rrëfen se “Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot”.

Tanushi nuk kishte shumë që ishte martuar me djalin e 42-vjeçares, ndërsa burime nga policia thanë për ‘Gazeta Express’ se burri i 19-vjeçares është emigrant në Greqi.

Policia e Durrësi ka vënë në pranga të renë, ndërsa materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë’. /Gazeta Express/

Comments