Henry: ‘Me Guardiolan mësova se si të luaj sërish futboll’

393

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin Pep Guardiola.

Henry arriti te Barcelona në vitin 2007, një vit para se Guardiola ta merrte drejtimin e skuadrës së parë.

“Unë mësova se si të luaj futboll sërish”, tha Henry për Sky Sports.

Me trajnerin katalunas në stol, Henry luajti për dy sezone te Barça ku fitoi numër të jashtëzakonshëm të titujve.

Ai e fitoi Champions Leaguen, dy herë La Ligan, Copa del Reyn, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe Superkupën spanjoll.

Comments are closed.