Horror, zjarr në maternitet, digjen 11 foshnja të porsalindura

340

 

bagdd

Të paktën 11 foshnja të porsalindura janë vrarë nga një zjarr i fuqishëm në një spital në kryeqytetin e Irakut, deklaron Ministria irakiane e Shëndetësisë.

Zjarri shpërtheu gjatë natës brenda departamentit të maternitetit në spitalin “Yarmouk” në Bagdad, raporton “BBC”.

Nëntëmbëdhjetë gra kanë pësuar djegie dhe mbytje nga tymi dhe janë transferuar në një spital tjetër për t’u trajtuar

Ministria tha se zjarri është shkaktuar me siguri nga një defekt elektrik.

Comments